Loading…

Dështimet e shumta në blerje të Barcelonës: Ferran Torres, Fabian, Rodri disa nga emrat që i kishin në duar katalunasit, por vendosën për të tjerë

  • 22/11/2020 | 08:54

Dështimet e shumta në blerje të Barcelonës: Ferran Torres, Fabian, Rodri disa nga emrat që i kishin në duar katalunasit, por vendosën për të tjerë

Ferran Torres ishte një nga lojtarët më të mirë në fitoren 6-0 të Spanjës ndaj Gjermanisë të martën në mbrëmje.


20-vjeçari, i cili u transferua nga Valencia në Manchester City këtë verë, shënoi het-trikun e parë në karrierën e tij.

Ai, si shumë të tjerë në atë përbërje të Spanjës, mund të kishte përfunduar duke luajtur në Camp Nou nëse gjërat do të kishin shkuar ndryshe.

Barcelona ka humbur mundësinë për të nënshkruar me disa nga talentet më të mirë aktualisht në ekipin e Luis Enriques.

Klubi katalanas nuk ka pasur shumë fat në afatet kalimtarë në vitet e fundit, por kjo mund të kishte ndryshuar nëse do të ishin koncentruar në futbollin vendor.

Fabian Ruiz (Napoli)

Në korrik të vitit 2018, Napoli pagoi klauzolën e lirimit të Fabian prej 30 milionë eurosh te Real Betis.

Barcelona, ndërkohë, vendosi të sjellë Arthur Melon për 31 milion euro.

Braziliani ishte një hit në Camp Nou, por humbi rrugën në sezonin e tij të dytë dhe përfundoi i shitur te Juventus për 72 milionë euro këtë verë. Fabian tani vlen 50 milionë euro.

Ferran Torres (Manchester City)

Vetëm këtë verë Manchester City pagoi 23 milionë euro plus 12 milionë euro bonuse për të nënshkruar me Ferran nga Valencia .

Barcelona gjithashtu e kishte spanjollin në radarin e tyre, por ata vendosën të nënshkruanin me Trincaon nga Braga për 31 milionë euro në vend të tij.

Ferran tani mund të vlejë deri në 45 milionë euro.

Dani Olmo (RB Leipzig)

Mesfushori sulmues kaloi një pjesë të zhvillimit të tij në Barcelonë derisa u largua në Dinamo Zagreb në vitin 2014.

Në janar 2020, Leipzig shpenzoi 21 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij ndërsa Barcelona përdori paratë e emergjencës për nënshkrimin e Martin Braithëaite.

Jose Gaya (Valencia)

Në maj të vitit 2018, mbrojtësi i majtë nënshkroi një kontratë të re në Valencian. Në korrik të atij viti, Barcelona mund ta kishte nënshkruar me të për 30 milionë euro.

Në vend të kësaj, ata pritën edhe një vit tjetër për të marr Junior Firpo si zënvendësim për Jordi Alban, duke paguar 18 milionë euro plus 12 milionë euro bonuse.

Ronald Koeman tani preferon mbrojtësin e djathtë Sergino Dest nëse Alba nuk është në dispozicion.

Rodri (Manchester City)

Atletico Madrid e bleu Rodri nga Villarreal për 20 milionë euro në verën e vitit 2018 para se Manchester City të paguante klauzolën e tij të lirimit prej 70 milionë euro verën tjetër.

Midis këtyre dy marrëveshjeve, Barcelona ra dakord për një lëvizje prej 75 milionë euro për Frenkie de Jong.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë