Loading…

Dështimi i Demarkacionit rrëzon qeverinë

  • 06/05/2017 | 09:48

Dështimi i Demarkacionit rrëzon qeverinë

Analisti politik Shkëlzen Maliqi ka vlerësuar se dështimi i ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi edhe në kushtet normale do të duhej ta kishte për pasojë rrëzimin e Qeverisë.


Ky dështim, sipas tij, shkaktoi edhe atë tjetrin, më të dhimbshmin, se Qeveria e Isa Mustafës nuk arriti ta sigurojë liberalizimin e vizave.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Maliqi ka treguar se për prishjen eventuale të koalicionit kanë kontribuuar mosunitetet brendapartiake te të dy partitë rreth çështjeve kyçe që shkaktuan bllokadën e qeverisjes.

Maliqi ka thënë se teknikisht, proceduralisht dhe politikisht, Kosova është e gatshme për të shkuar në zgjedhje të parakohshme.

Por, ai nuk pret që as në këto zgjedhje të ketë ndryshime të mëdha të shpërndarjes së votave tek elektorati.

Sipas Maliqit, asnjë parti, si edhe më parë, nuk do të jetë fituese e pastër ose me përparësi bindëse ndaj subjekteve të tjera që ia siguron komoditetin e zgjedhjes së partnerit për pushtet.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë