Loading…

Dështoi për shkak të Thaçit e Veselit, sot pritet votimi i listës së dëshmitarëve për vendimmarrje në energji

  • 24/06/2022 | 07:57

Dështoi për shkak të Thaçit e Veselit, sot pritet votimi i listës së dëshmitarëve për vendimmarrje në energji

Komisioni Hetimor Parlamentar sot do të mblidhet sërish në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike, për të votuar listën e dëshmitareve qe do të ftohen për intervistim.


Të premten Komisioni Hetimor Parlamentar për energjinë ka përpiluar listën përfundimtare, në të cilën janë vendosur emrat e dëshmitarëve të cilët do të ftohen për intervistim në këtë komision. Ndonëse e njëjta nuk ka kaluar, duke u shtyrë kështu për një ditë tjetër.

Kryesuesi i këtij Komisioni, Hajdar Beqa, ka thënë se do të largohen emrat e pamundshëm për t’u intervistuar siç janë Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Kolë Berisha.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, tha se gjatë rrugëtimit të hetimeve mund të dërgohen pyetje në Gjykatën Speciale për ish-udhëheqësit e institucioneve të cilët janë në Hagë.

Rexhaj ka shtuar se do të ftohet për intervistim edhe Glauk Konjufca.

Deputeti i Lidhjes Demokratike, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se janë dy lista, njëra me 287 emra dhe tjetra me 287. Sipas tij, kjo nuk do të mundësojë një hetim të arritshëm dhe nuk do t’i përkrah emrat të cilët ftohen vetëm për spektakël.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë