Loading…
Dështon i shumëprituri Galaxy Fold i Samsung
  • 22/04/2019 | 21:42

Dështon i shumëprituri Galaxy Fold i Samsung

Samsung shtyn datën e lëshimit në treg të modelit të ri të telefonave të menqur Galaxy Fold pas defekteve të shumta të vërejtura nga provat e testuesëve, transmeton Gazeta Metro.


Gjiganti koreano jugor Samsung lajmëroi sot se do të shtyjë daljen në treg të Galaxy Fold pas telasheve të raportuara nga kritikët e teknologjive në media të ndryshme. Telefoni i menqur Galaxy Fold, që veçanti e ka palosjen e ekranit, e pikërisht gjatë palosjes i thyhej ekrani.

Samsung kommunikoi se do të shtyjnë lëshimin në treg të planifikuar për këtë javë, pasi që “kritikët na treguan se paisja ka nevojë për përmirësime”.

Paisja e re nga Samsung do të kushtojë rreth 2000 euro dhe planifikohej të dilte në treg këtë javë në tregun kinez, ndërsa në SHBA me 26 prill.

Samsung nuk ka lajmëruar për datën e re të lëshimit në treg të Galaxy Fold, ata njoftuan se do të lajmërojnë në javët në vijim.

Galaxy Fold ishte projekt në zhvillim për tetë vite në Samsung dhe ishte paisje që do të duhej të rriste të hyrat në rënie të kompanisë.

Rivalët kinez Huawei dhe Xiaomi gjithashtu janë në zhvillim të modeleve të telefonave të menqur që palosen./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë