Loading…

Dështon përpjekja ruso-serbe për ndërprerjen e mandatit të EUFOR-it në Bosnje

  • 03/11/2021 | 21:07

Dështon përpjekja ruso-serbe për ndërprerjen e mandatit të EUFOR-it në Bosnje

Gazetari boshnjak, Jasmin Mujanovic ka njoftuar se ka dështuar përpjekja ruso-serbe për ndërprerjen e mandatit të EUFOR-it në Bosnje e Hercegovinë.

Përmes një cicërime në Twitter, Mujanovic tha se mandati i EUFOR-it është zgjatur zyrtarisht në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

“Mandati i EUFOR-it në Bosnjë është zgjatur zyrtarisht në KS të OKB-së, por Rusia me sukses ia bllokoi Schmidt-it paraqitjen e raportit të tij, ndonëse ai (raporti) u dorëzua formalisht në këtë organ. Tani fokusi duhet të vendoset te kundërshtimi i dredhive ushtarake në rritje të Dodikut për ndarje”, shkroi Mujanovic.

Gazetari boshnjak, në muajin tetor, patiparalajmëruar për planet e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq për destabilizimin e rajonit si dhe për tentimin e ndërprerjes së mandatit të të EUFOR-it në Bosnjë e Hercegovinë.

“Vuçiq do të vazhdojë të nxisë tensionet me Kosovën për pjesën e mbetur të tetorit, madje mund të përshkallëzohet situata nga këtu. Por, duhet pasur parasysh lojën tjetër të madhe: Rusinë mund ta prishë mandatin e EUFOR -it në Bosnje dhe Hercegovinë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në Nëntor. Dodik tashmë është i gatshëm për një krizë të sigurisë”, ishte shprehur Mujanovic.

Ai pati theksuar se Bosnja dhe Hercegovina është shteti i radhës të cilin Vuciq do të tentojë ta fusë në krizë.

“Siç thashë, akti tjetër është mandati i EUFOR -it i BiH -së në Nëntor. Ka të ngjarë të ketë edhe më shumë trazira në Kosovë (dhe ndoshta Malin e Zi) deri atëherë, por Bosnja dhe Hercegovina është caku i radhës. Komuniteti ndërkombëtar dhe eksponentët e politikës vendore kanë disa javë kohë për t’u kundërpërgjigjur. Bëhuni bashkë”, shkruan Mujanovic.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë