Loading…

Dështon përsëri kryeministri: E sulmoi Ambasadorën Çitaku, qytetarët e kundërshtojnë keq

  • 02/03/2019 | 16:20

Dështon përsëri kryeministri: E sulmoi Ambasadorën Çitaku, qytetarët e kundërshtojnë keq

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradianj pasi ka mbetur i vetmuar për taksën 100% ndaj produkteve serbe i duket se të gjithë i kanë faj. Ai sot ka bërë sulme seksiste ndaj ambasadorës së Kosovës në OKB, Vlora Çitakut, transmeton Gazeta Metro.


Gjatë kuvendit zgjedhor të partisë së tij, kryeministri Haradinaj ka thënë se është për keqardhje që Kosova nuk e ka një ambasadore të denjë në SHBA.

“Ambasadorja e Kosovës, Vlora Çitaku nuk e përfaqëson Kosovën. Por e përfaqëson Hashim Thaçin atje. Nuk e përfaqëson Kosovën atje”, ka thënë ai.

Por, qytetarët në reagimet e tyne nuk janë pajtuar me komentet e kryeministrit. Në shumicë masive në rrjete sociale kanë thënë se Ambasadorja Çitaku është përfaqësimi me i denjë që ka Kosova.

 

Gazeta Metro ua sjellë disa nga komentet e qytetareve:

Reagimi i Haradinajt me të drejtë po cilësohet si sulm ndaj grave në politikë edhe ashtu të në numër shumë të vogël. Në katër postet me të larta shtetërore nuk ka asnjë grua. Në qeverinë Haradinaj ka vetëm dy gra ministre, dhe nga numri i madh i zv.ministrave as 5 % nuk e përbëjnë gratë. Dhe pikërisht kryeministri i vendit ka gjetur të sulmohen ato pak gra që na përfaqësojnë në vend që t’i inkurajojë ato të merren me tepër me politikë.

Poashtu, Haradinaj është i njohur për sulmet e tij seksiste. Kryetarin e komisionit për shënimin e demarkacionit me Malin e Zi, Murat Mehen e pati quajtur “peder” dhe me pas ka kërkuar falje.

Ju kujtojmë së pas paralajmrimeve për sanksione nga SHBA’të për mosheqjen e taksës, përkrahesit e Haradinajt për taksën mund të numrohen në gishtat e dorës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë