Loading…

Dështon rezoluta e LDK’së për dialogun, PDK e akuzon për ‘kurth’

  • 01/11/2018 | 13:05

Dështon rezoluta e LDK’së për dialogun, PDK e akuzon për ‘kurth’

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, nuk e kanë miratuar rezolutën e propozuar nga LDK, që ia ndalon presidentit Thaçi të diskutojë për kufijtë e Kosovës në Bruksel.


Kjo rezolutë e përkrahur nga Lëvizja Vetëvendosje, mori vetëm 50 vota nga 90 deputetë sa ishin në sallë.

Fillimisht shefat e grupeve parlamentare  u mblodhën për të harmonizuar qëndrimet për rezolutën, por më vonë u kuptuar se pozita dhe opozita nuk janë pajtuar, dhe e gjitha u kuptuar kuar ata u kthyen në seancë.

Shefi i grupit parlamentar të PDK’së, Memli Krasniqi ka thënë se deputetët e pozitës nuk marrin pjesë në votimin e rezolutës së propozuar, pasi siç ka thënë ai është një kurth i padrejtë që ata nuk do të bienë.

Edhe, deputeti nga radhët e AAK’së Ahmet Isufi tha se nuk ka gatishmëri për të harmonizuar qëndrimet.

“Edhe pse u dakorduam të bëjmë një marrëveshje rreth harmonizimit të kësaj rezolute,nuk pat gatishmëri. Po vazhdojmë me avazin e vjetër duke u bllokuar në vetëm atë qe thonë vet. Ne kemi thënë që askush nuk ka te drejt të bisedoj për territorin e Kosovës. Unë konsideroj që është e kotë te flasim për unitet dhe për rezolutë të përbashkët dhe të pozicionohemi në atë qe themi unë apo tjetri”, tha ai.

Ndryshe, sot është e paraparë që të mbahet edhe një seancë ku pritet të votohen disa nga pikat e mbetura nga seancat e kaluara, megjithatë partitë në pozitë nuk kanë kourum./Gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë