Loading…

Dështon seanca e jashtëzakonshme për Astritin

  • 15/11/2016 | 13:11

Dështon seanca e jashtëzakonshme për Astritin

Seanca e jashtëzakonshme për Astrit Deharin, i vdekur në rrethana ende të paqarta në burgun e Prizrenit, e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje ka dështuar shkaku i mungesës së nënshkrimeve të mjaftueshme të deputetëve.

Deputetja e Vetëvendosjes Aida Dërguti ka thënë se seanca ka dështuar pasi e ka tërhequr nënshkrimin deputeti i PDK-së Bislim Zogaj, transmeton gazetametro.net.

Ajo ka thënë se kanë pasur tërheqje të një nënshkriminë momentin e fundit, edhe për këtë e kanë lëshuar mbledhjen e kryesisë së Kuvendit.

Durguti ka thënë se tërheqja është bërë si pasojë e trysnisë nga krerët partiakë të partive në pushtet.

Qëllimi i kësaj seance sipas Dërgutit ishte që në fund të dilej me një rezolutë për hetim të pavarur.

Tutje ajo ka shtuar se frika për të diskutuar tregon mungesën e transparencës në rastin Dehari.

Për thirrjen e kësaj seance duheshin 40 nënshkrime, gjë që Vetëvendosja nuk ka arritur ta bëjë.

Në anën tjetër, kryetari i Kuvendit, njëherit edhe kryetar i PDK-së, Kadri Veseli, ka mohuar presionin ndaj deputetit Zogaj. Ai ka thënë se për këtë çështje duhet pyetur vet deputeti.

 

Më pas, Veseli ka bërë të ditur se do të enjten do të ketë vazhdim të seancës e mbetur nga java e kaluar.

Ndërsa për seancë të re ka thënë se ende nuk e kanë caktuar shkaku i mungesës së kourumit. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë