Loading…

Dështon sërish intervistimi i ish-ministrit të Tregtisë dhe Industrisë Lutfi Zharku

  • 03/11/2022 | 15:36

Dështon sërish intervistimi i ish-ministrit të Tregtisë dhe Industrisë Lutfi Zharku

Në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike, ka dështuar sërish intervistimi i ish-ministrit të Tregtisë dhe Industrisë Lutfi Zharku.


Ish-ministri Zharku sot ishte ftuar për të dëshmuar për periudhën 2008-2011.

Kryetari i Komisionit, Hajdar Beqa theksoi se ish-ministri Zharku gjendet jashtë vendit, dhe ka shprehur gatishmërinë e tij për të dëshmuar në dhjetor.

Komisioni hetimor është në vazhdën e intervistimeve të zyrtarëve të lartë institucional të cilët kanë pasur pozita të larta në periudhën hetimore.

Në mbledhjen e kaluar kishte dëshmuar ish-ministrja Justina Shiroka Pula.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë