Loading…

Dështon të miratohet rezoluta e opozitës kundër shtrenjtimit të rrymës

  • 26/01/2022 | 15:26

Dështon të miratohet rezoluta e opozitës kundër shtrenjtimit të rrymës

Ka dështuar miratimi i rezolutës së opozitës kundër shtrenjtimit të rrymës, pasi votuan veç 30 depuetetë, shkruan Gazeta Metro.


Në votim nuk morën pjesë deputetët e Vetëvendosjes.

“Vetëm 30 deputetë kanë marrë pjesë në votim, kështu që nuk ka pasur kuorum të mjaftueshëm për vendimmarrje”, tha Bogujevci, kryesuesja e Kuvendit.

Kujtojmë, që PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja e kanë lëshuar seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ku po shqyrtohen pikat e mbetura nga seancat e kaluara.

Deputetët e të dy partive opozitare tashmë janë larguar nga salla ku zhvillohet seanca parlamentare.

Të njëjtit vendosën të largohen pasi nuk është votuar rezoluta e propozuar nga partitë opozitare që ndalon shtrenjtimin e energjisë elektrike në vend.

Ani pse në seancë ekziston kuorumi i mjaftueshëm për votim, vetëm 30 deputetë kanë marrë pjesë në votim.

“Vetëm 30 deputetë kanë marrë pjesë në votim kështu që nuk ka pasur kuorum të mjaftueshëm për vendimmarrje, kjo pikë shtyhet për një seancë të radhës”, ka thënë nënkryetarja e Kuvendit, Sardanda Bogujevci./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
marketi[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë