Loading…

Despacito Joe: Habit Biden edhe me një gafë, vallëzon me këngën e famshme latine

  • 16/09/2020 | 18:23

Despacito Joe: Habit Biden edhe me një gafë, vallëzon me këngën e famshme latine

Joe Biden çuditi të pranishmit me gjestin e tij dhe u kritikua për tentimin e tij që u vlerësua si lajka ndaj komunitetit amerikano-latin gjatë fushatës. Vetullat u ngritën lartë me gjestin e tij që u pa si ngjethës për disa, kur Joe provonte të vallëzonte me këngën e famshme, transmeton Gazeta Metro.


Ngjarja pritej të shënonte Muajin e Trashëgimisë Spanjolle. Kandidati demokratik ishte i folësi i fundit në podium, pas mbështetësve si Eva Longoria, Ricky Martin, e vet këngëtari i Despacito Luis Fonsi.

Megjithatë, kur Biden ju afrua podiumit, ai u ndal dhe mori telefonin nga xhepi dhe e mbajti atë telk mikrofoni dhe luajti këngën hit të 2017’s ‘Despacito’ të Luis Fonsi, që e kishte prezantuar kandidatin. Pas rreth 15 sekondash të një lloj vallëzimi pas podiumit, ai ndaloi muzikën.

“Ju them tani – sikur të kisha talentin e një prej këtyre njerëzve, do të zgjidhesha president me aklamacion” the Biden.

Të shumtë ishin kritikuesit rreth këtij momenti ngjethës nga kandidati demokrat 77-vjeçar që tundej me këngën latine.

“Oh kuku” ishte reagimi i korrespodentit të CBS News, Ed O’Keefe.

Nga fushata e Trump gëzoheshin madje për gafën e fundit të Biden, siç kishte shkruar vet këshilltarja e lartë e fushatës së Trump, Mercedes Schlapp, e cila tallej se “ A nuk e kupton Joe Biden se Despacito do të thotë ‘ngadalë’ Përshtatet me ‘Joe i ngadaltë”.

Gjatë ditës së djeshme, Biden habiti kur gaboi kandidaturën demokratike, duke ju referuar planeve të ‘administratës Harris-Biden’.

Gafa e tij me komunitetin e afrikano-amerikan ishte më e rënda kur ju kishte predikuar dhe madje e kishte vlerësuar vet gabim kandidati Biden kur kishte deklaruar se “nuk jeni afrikano-amerikanë nëse votoni për republikanët” që kishte irrituar këtë komunitet, megjithëse me shumicë dërrmuese e mbështesin partinë demokratike amerikane./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë