Loading…

Detaje nga martesa e myftiut të Maqedonisë: Ja kush është gruaja e tij 50 vite me e re se ai 

  • 23/05/2020 | 22:32

Detaje nga martesa e myftiut të Maqedonisë: Ja kush është gruaja e tij 50 vite me e re se ai 

Kanë dalë pamje të reja nga martesa e kryemyftiut të Maqedonisë së Veriut, Sulejman Rexhepi, me gruan 50 vite më të re.


Disa media shqiptare në Maqedoni kanë shkruar  se kurorëzimi i Rexhepit ka ndodhur mbrëmë.

Kanë publikuar edhe fotografinë ekskluzive nga kurorëzimi i kreut të BFI;së, Sulejman Rexhepi dhe bashkëshortes së tij të re.

Kurorëzimi është bërë në muajin e Ramazanit.

Bashkëshortja e kryemyftiut, është Emine Jetishi nga Shkupi është edhe nënkryetare e një dege të Bashkimit Demokratik për Integrim(BDI).

Kryetari i BFI’së është kurorëzuar për herë të dytë, katër vite pasi ndërroi jetë bashkëshortja e tij e parë.

Burime në BFI konfirmojnë kurorëzimin e reisit Rexhepi, por nuk duan të flasin duke theksuar se bëhet fjalë për çështje private.

Ndërsa vlen të theksohet se me 9 maj Rexhepi ka tërhequr 1 milion euro para kesh nga Bashkësia Islame e Maqedonisë. Nuk është dhënë ndonjë arsyetim se ku kanë shkuar këto para dhe as pse janë tërhequr.

Në bazë të dokumenteve të arritura në redaksinë e ‘news33’ rezulton se nga xhiro-llogaria e BFI’së në “Shparkase Bank” kreu i saj Sulejman Rexhepi vetëm në një ditë ka tërhequr kesh 1 milion euro.

 

https://gazetametro.net/pasi-terhoqi-1-milion-euro-martohet-shefi-i-bashkesise-islame-ne-maqedoni/

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë