Loading…

Detaje nga rasti në Lipjan: Të përfshira dy familje, kishin probleme edhe më herët

  • 03/07/2020 | 10:47

Detaje nga rasti në Lipjan: Të përfshira dy familje, kishin probleme edhe më herët

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në mëngjes sot në fshatin Hallaq i Madh të Lipjani, ku një person ka vdekur dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri, shkruan Gazeta Metro.

Rreth orës 7 të mëngjesit një gjuajte me armë ka ndodhur mes disa personave, ku një ka vdekur fatkeqësisht në QKUK si pasojë e plagëve të rënda që ka marrë dhe 5 tjerë janë plagosur.

Gazeta Metro merr vesh se në konflikt janë të përfshira dy familje nga fshati Ribar i Madh, familja Jakupi dhe Hoxha, të dy këto familje kanë pasur probleme edhe më herët.

Familjet nga Ribar i Madh ishin takuar në fshatin Hallaq i Madh edhe ku ka ka ndodhur gjuajtja me armë, ku një ka vdekur dhe pesë tjerë janë plagosur.

Metro mëson se rasti ka ndodhur deri sa anëtarët e këtyre dy familjeve ishin nisur për në punë.

Rastin për Gazeta Metro e ka konfirmuar edhe Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë Rajonale të Prishtinës.

“Sot rreth orës 07:00, policia ka marrë informacionin për një plagosje me arme zjarri në fshatin Hallaq i Madh të Lipjanit. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend janë pjagosur 6 persona, prej tyre një mashkull , shtetas i Republikës se Kosovës, i cili nuk ka mundur tu përballoj plagëve të marra nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK.”, ka thënë Ahmeti për Metron.

Metro do sjellë në vijim informacione shtesë nga kjo ngjarje e rëndë.//gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë