Loading…

Detaje për të arrestuarit për terrorizëm, si tentonin të futeshin ilegalisht në vendet e huaja

  • 11/10/2021 | 11:01

Detaje për të arrestuarit për terrorizëm, si tentonin të futeshin ilegalisht në vendet e huaja

Një aksion i gjerë policorë është realizuar mbrëmë në Kosovë, nga Njësitë e Specializuara të Policisë së Kosovës.


Të njëjtit kanë arrestuar pesë persona të dyshimtë për përgatitje të veprave terroriste.

Adrian Gjuraj – Pejë, Mentor Bellaqa – Prizren, Ergim Syla Gja – Gjakovë,Nehrudin Skenderi – Prizren.

Ardian Gjuraj madje ishte emër i njohur edhe për sistemin e drejtësisë në vendin tonë. Ndërsa eksperti i sigurisë në vend, Bedri Elezi ka dhënë detaje lidhur me të arrestuarit.

AI theksoi se si më 12 dhjetor të vitit 2015, Gjuraj ishte arrestuar në Gaziantep të Turqisë dhe ishte akuzuar për vepra që lidhen me terrorizëm.

“Ndërsa, Nehrudin Skenderi ka studiuar në Arabinë Saudite”, tha ai.

Deklarata e plotë:

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë bastisjes janë gjetur materie eksplozive, armë të zjarrta dron, si dhe armë anti-tankë.Mësohet se në mesin e të arrestuarve është edhe Ardian Gjuraj nga qyteti i Pejës.Gjuraj është emër i njohur për drejtësinë kosovare.Ai ishte arrestuar më 12 dhjetor 2015 në Gaziantep të Turqisë duke shkuar për në Turqi, dhe ishte akuzuar për vepra që lidhen me terrorizëm.Gjuraj ishte shpallur fajtor më 12 shkurt të vitit 2018, ku ishte dënuar me një vit e pesë muaj burgim. Në dënim atij i ishte llogaritur edhe koha e qëndrimit në paraburgim që nga data 5 shtator 2016.Por Gjykata e Apelit më 7 prill të vitit 2018 e kishte liruar nga akuza Ardian Gjurajn, i akuzuar për vepra penale që lidhen me terrorizëm.Pasi apeli e liroi nga akuzat për terrorizën, Ardian Gjuraj e ndërroi mbiemrin në Qerkinaj.Sipas aktakuzës, Ardian Gjuraj gjatë viteve 2014-2015 duke jetuar në Gjermani është bërë përkrahës i ideologjisë së organizatës terroriste- ekstremiste ISIS.Babai i tij, Kujtim Qerkini, e kishte paraqitur në polici Gjurajn, ndërsa Policia e Gjermanisë e kishte deportuar atë në Kosovë më 18 prill 2015.Por, gjithnjë sipas aktakuzës, në dhjetor të 2015-ës Gjuraj kishte udhëtuar me grupin e organizatës “Liza-R” drejt Turqisë.Në këtë shtet ai ishte ndarë nga grupi, ndërsa kishte vazhduar rrugën drejt Sirisë, ku u ishte bashkuar grupit të kosovarëve pjesëtarë të ISIS-it.Në aktakuzë thuhej se Gjuraj ishte arrestuar nga autoritete turke më 25 shkurt 2016, pasi kishte kaluar ilegalisht kufirin Siri-Turqi, duke u futur në territorin e shtetit turk. Aktakuza sqaron se autoriteteve turke që e arrestuan Gjuraj u ishte paraqitur si shtetas i Rusisë me emrin Ashab Arsayev, ndërsa më 5 shtator 2016 ishte deportuar në Kosovë. /gazetametro.net 

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë