Agjencia Kosovare e Intelegjencës (AKI), raportohet se ka informuar kryeministrin Kurti, për kërcënimin.
AKI kishte informuar stafin e kryeministrit Kurti dhe institucionet tjera të sigurisë që të shtohet mbrojtja fizike për kryeministrin, pasi që jeta e tij mund të jetë në rrezik.
Kjo informatë zyrtare e AKI-së, ka shtyrë që të shtohen masat e sigurisë tek shtëpia ku banon kryeministri, Albin Kurti.
Shumë forca të Njësisë Speciale, u panë mbrëmjen e së mërkurës, tek shtëpia e kryeministrit.
Siç merr vesh Gazeta Blic, me të marrë informatën nga AKI, Policia e Kosovës ka nisur forca drejt shtëpisë së Kurtit.
Ende nuk dihen detajet e këtij alarmi nga institucioni më i lartë i intelegjencës kosovare.
Gazeta do ju mbajë të informuar lidhur me informatat që çuan AKI-në të kërkojë shtim të sigurisë për kryeministrin Kurti.
Ndërsa, në media u raportua se alarmi i institucioneve të sigurisë për shtim të trupave në mbrojtje të Kurtit, ka ardhur pas një postimi në rrjetin social “Facebook”, ku një person në një grup publikoi një shkrim, në të cilin thuhej se: është në gjendje t’i jap 35 mijë euro për këdo që e vret kryeministrin Kurti.