Loading…

Detaje se pse duhet të pajiseni me kartonin e turistit gjatë qëndrimit në Ulqin

  • 11/07/2019 | 11:51

Detaje se pse duhet të pajiseni me kartonin e turistit gjatë qëndrimit në Ulqin

Komuna e Ulqinit ka vendosur që shtetasit e huaj që qëndrojnë në Ulqin duhet patjetër të regjistrohen në Organizatën Turistike të kësaj komune duke paguar taksë prej 0.70 centë në ditë, trasnmeton Gazeta Metro.


Dje policia e Malit të Zi ka dënuar me një gjobë prej 40 eurove turistët nga Kosova që nuk kanë paguar taksën turistike, që është vënë nga Zyra e Turizmit në Komunën e Ulqinit.

Dënimi i turistëve që s’e kanë paguar këtë taksën u bë në pikë kalimin kufitar në Sukobinë.

Kjo zyre kishte paralajmëruar se të gjitha ata turistë që nuk e paguajnë taksën do të gjobiten deri në 150 euro dhe kanë kërkuar nga gjithë vizitorët se me të hyrë në këtë vend duhet të raportojnë tek qiradhënësi vendqëndrimin e tyre dhe të pajisën me kartonin identifikues, i cili behët për sigurinë e vizitorëve me një taksë prej 70 centë në ditë për të rritur ndërsa për fëmijë nuk është e obliguar taksa e banimit.

“Kjo është kryesisht për shkak të sigurisë së vetë vizitorëve, si dhe interesave të pronarëve. Obligimi ligjor është të regjistrohet një leje qëndrimi dhe shuma e tatimit 70 cent në Ulqin është më e ulëta në rajon”, thotë kjo zyre, përcjell Telegrafi.

Zyra e Turizmit ka bërë të ditur se në rast se policia u kërkon kartonin e lejes së qëndrimit atëherë në mungesë të tij do të pasoj gjoba me 150 euro, kurse për qiraxhinjtë ulqinak dënimi do jetë nga 150 euro deri 500 euro, ndërsa për hotelet dënimi do të jetë nga 500 euro deri 3,000 euro, andaj turistët janë të obliguar që kartonin ta mbajnë me vete.

Që të mos dënoheni, Zyra e Turizmit në Ulqin tregon detajet se pse turistët duhet të pajisën gjatë qëndrimit në pushime.

“Kartoni identifikues shërben për evidentimin e çdo turisti në Komunën e Ulqinit; kartoni identifikues shërben për sigurinë e çdo turisti dhe qiradhënësi; kartoni identifikues është i nevojshëm për kalimin e kufirit; dhe të gjithë turistët janë të obliguar ta kenë kartonin identifikues me vete”, thuhet në njoftimin e kësaj zyre.

“Kartoni identifikues që nuk e ka logon dhe vulën e Zyrës së Turizmit është i pavlefshëm”, vijon njoftimi.

Aktualisht në Ulqin janë të lajmëruar rreth 22 mijë vizitorë nga 13 mijë që kanë qenë në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë