Loading…

Detaje të policisë për vjedhjen në banesën e Shkretës, hajni e hapi derën me çelës

  • 25/06/2022 | 23:00

Detaje të policisë për vjedhjen në banesën e Shkretës, hajni e hapi derën me çelës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mirsad Shkreta, ka raportuar në Policinë e Kosovës vjedhjen e 50 mijë eurove para të gatshme nga banesa e tij në Prishtinë.


Në orët e para të së premtes, më 24 qershor, Shkreta ka hetuar se iu është vjedhura banesa në Prishtinë dhe për këtë ka njoftuar Policinë.

Në raportin policor që e ka siguruar KALLXO, deputeti i pozitës ka treguar se nuk kishte qenë në banesë që nga mëngjesi i datës 23 qershor, ditë e enjte.

Ndërsa kur ka hyrë në banesë, pak pas mesnate, ka hetuar se banesa iu është vjedhur dhe ka hetuar se nuk janë paratë.

Ai më të hapur banesën e tij, thuhet se e ka vërejtur se dikush kishte hyrë brenda dhe kishte vjedhur gjëra me vlerë.

Në raportin e Policisë thuhet se nuk kanë gjetur shenja se dera e banesës është hapur me forcë.

Dyshimet e Policisë janë se dera është hapur me çelës.

“Pala është intervistuar dhe dyshohet se i dyshuari ka hyrë në banesë me çelës për shkak se nuk ka dëshmi që është depërtuar me forcë”, thuhet në këtë raport të policisë.

Në anën tjetër, Shkreta më 29 mars të këtij viti ka dorëzuar raportin e deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Mirëpo, në tabelën ku tregohet se sa para të mbajtura në institucione financiare ka deputeti Shkreta, nuk figurohen parat që pretendohet se janë vjedhur.

Sipas raportit të Antikorrupsionit, në dy llogari bankare, deputeti Shkreta ka deklaruar se posedon në total 101 mijë e 689 në emër të tij.

Ai po ashtu ka deklaruar edhe paratë në tri llogaritë e bashkëshortes së tij, që në total janë 21 mijë e 98 euro.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë