Loading…

Detaje të reja nga Nokia aq i dashur për të gjithë

  • 26/02/2017 | 09:36

Detaje të reja nga Nokia aq i dashur për të gjithë

Pa kaluar shumë kohë nga paralajmërimi, në internet kanë dalë detajet e para se si do të jetë ky version i ri, që pritet të dalë në treg me një çmim prej 59 eurosh.


Sipas portalit kinez Vtech, Nokia e re 3310 do të ketë një ekran me ngjyra, ndryshe nga ai i vjetri.

Ka pak gjasa që të jetë shumë i hollë, në mënyrë që të ketë të njëjtën jetëgjatësi të baterisë, por ngjyrat do ta bëjnë lojën e “Snake” më interesant për të luajtur.

Sistemi operativ nuk do të jetë Android, ndryshe nga pajisjet e tjera HMD Global, që ka të drejtat e brendit Nokia.

Nokia 3310 pritet të prezantohet këtë fundjavë. Ai pritet që të vijë në ngjyra të ndryshme, përfshirë të kuqe, të zezë, jeshile e të verdhë. Do të jetë më i hollë dhe më i lehtë se origjinali./gazetametro.com

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë