Loading…

Detaje të reja nga rasti i Lipjanit: I vrari kishte ardhur para tri ditësh nga Zvicra, familjet kanë punuar së bashku

  • 03/07/2020 | 12:20

Detaje të reja nga rasti i Lipjanit: I vrari kishte ardhur para tri ditësh nga Zvicra, familjet kanë punuar së bashku

Një përleshje me armë zjarri ka lënë të vdekur një person dhe pesë të tjerë të plagosur. Deri më tani nuk janë bërë të ditur motivet që quan deri te rasti. Ata që njohin nga afër dy familjet kanë thënë se ata nuk kanë pasur më herët telashe mes vete.

Mëngjesin e ditës së sotme, gjashtë persona janë përleshur me armë zjarri në fshatin Hallaq të komunës së Lipjanit.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se njëri nga ta ka ndërruar jetë, derisa, pesë të tjerë janë dërguar me urgjencë në QKUK.

Forca të shtuara të policisë së Kosovës janë parë para shtëpisë së personave të përfshirë në rast, shtëpitë e të cilëve janë shumë pranë njëra tjetrës.

Fqinjët e dy familjeve kanë bërë të ditur për T7 se më parë nuk kishte pasur konflikte në mes të familjes Hoxha dhe Jakupi.

Bahri Tërpeza ka thënë se dy familjet kanë punuar edhe më parë në disa biznese së bashku.

“Rasti që e dëgjova është i dhimbshëm. Këto dy familje Hoxha e Jakupi kanë qenë të afërt mes vete s’kan pasur konflikt më heret. Kanë punuar në disa biznese. Gjithë kanë pasur bashkëpunim mes vete kanë qenë të afërt mes vete”, thotë komshiu i tyre

Lavdim Troshupa, një komshi tjetër ndërkaq ka bërë të ditur për televizionin se personi që ka ndërruar jetë kishte ardhur nga Zvcira para pak ditësh.

“Po tash e bastisën njërën nga shtëpitë. E gjetën dy thika e një shufër. Është e vërtete e kanë qu mes vete shumë mire. Njëri nga djemtë e njërës familje ka ba fjalë me këta të familjes Hoxha. I vdekuri ka ardhur nga Zvicra para tri dite”, tha ai.

Forca të shtuara të policisë së Kosovës ndërkaq momentalisht gjenden para emergjencës së QKUK’së, aty ku po trajtohen të plagosurit.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë