Loading…

Detaje të reja për 50 vjeçarin që u gjend i vdekur në Mitrovicë

  • 09/12/2019 | 22:35

Detaje të reja për 50 vjeçarin që u gjend i vdekur në Mitrovicë

Sot rreth orës 19:30 në rrugën “Filipa Vishnjiq” në veri të Mitrovicës, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij një preson me inicialet V. M.


Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti, i cili ka bërë të ditur se vdekja e personit në fjalë ka qenë e natyrshme dhe se nuk ka pasur elemente të veprës penale.

“Bëhet fjalë për një 50 vjeçar dhe është vdekje natyrale – nuk ka elemente të dhunës. Ka vuajtur prej sëmundjeve të zemrës”.

Hoti tregon se motra e të ndjerit e ka telefonuar gjatë tërë ditës dhe nuk ka marrë përgjigje. Ndërsa më vonë njësitë përkatëse e kanë gjetur pa shenja jetë në banesën e tij.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë