Loading…

Detaje të reja për kaosin e djeshëm në Prizren, 60 persona iu vërsulën policëve

  • 11/06/2021 | 09:07

Detaje të reja për kaosin e djeshëm në Prizren, 60 persona iu vërsulën policëve

Mbrëmë u raportua se disa shoferë që kanë bllokuar rrugën duke bërë “drifta”, në Prizren.


Lidhur me këtë rast janë mësuar detaje të reja.

Persona që ishin në vendin e ngjarjes thanë për Sinjalin se ngjarja kishte të bënte me një premierë filmi, ku për ta zhvilluar atë ngjarje, shumë persona shfrytëzonin veturat e motoçikletat e tyre, për të krijuar zhurmë.

Sipas dëshmitarëve, në momentin kur Policia ka filluar t’u kërkojë dokumentet përkatëse personave që bënin “drifta” nëpër rrugët e Prizrenit, rreth 60 prej tyre ju vërsulën policëve.

Ky rast në Polici është hapur si “pengim i personit zyrtar në kryerje të detyrës”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë