Loading…

Detaje të reja për personin që vdiq nga rrahja në Prishtinë

  • 20/07/2019 | 22:08

Detaje të reja për personin që vdiq nga rrahja në Prishtinë

Dje gjatë ditës, një person ka humbur jetën në shkallët e nënkalimit në lagjen Pejton të Prishtinës, kjo si pasojë e një rrahje fizike të rëndë nga një person tjetër, shkruan Gazeta Metro.

Personi i cili ndërroi jetë është një 45 vjeçar nga Fushë Kosova i komunitetit rom, ai ka jetuar konkretisht në shtetin e Gjermanisë.

Familja e tij, jetojnë në gjithashtu në Gjermani, të cilët edhe për momentin gjenden atje.

Sipas Prokurorisë, përleshja fizike ka ndodhur mes tij dhe një personi tjetër, e që përveç grushteve, nuk janë përdorur edhe armë apo mjete të forta.

Prokuroria tani më i ka pamjet e kamerave të sigurisë, dhe është duke e hetuar rastin, por ende nuk dihen motivet pse ndodhi rrahja dhe si erdhi deri te vdekja e 45 vjeçarit./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë