Loading…

Detaje të reja: Personi që u vra nga vëllai i gruas, e kishte raportuar më herët të dyshuarin në Polici

  • 28/02/2019 | 16:48

Detaje të reja: Personi që u vra nga vëllai i gruas, e kishte raportuar më herët të dyshuarin në Polici

Sot iu dha lamtumira e fundit Abid Jasharit, 34 vjeç, nga Prishtina. Dyshohet se një mosmarrëveshje, që babai i tre fëmijëve e kishte me familjen e gruas së tij, e çoi drejt vdekjes atë. Një ditë para se në trupin e tij të shkrepen plumba, Abidi kishte raportuar në polici për kërcënimet që kishte marrë nga familja e gruas – këtë e tha sot për Gazetën Express vëllai i tij, Behari.


Pas më shumë se 18 orësh në arrati, i dyshuari kryesor për vrasjen e Abid Jasharit, me të zbardhur mëngjesi i së enjtes, u vetëdorëzua në polici. Para se ai të vetëdorëzohej, policia kishte bastisur gjashtë lokacione. Besnik Shkodra, 26 vjeç, aktualisht ndodhet në prangat e policisë dhe i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Po ashtu, i dyshuari ka dorëzuar edhe revolen me të cilën dyshohet se ka kryer vrasjen.

“Sot rreth orës 07:00 i dyshuari kryesor për këtë rast, B. Sh., mashkull 26 vjeç, u  vetëdorëzua në stacion policor. I njëjti ka dorëzuar edhe një armë zjarri (revole) e cila dyshohet të jetë përdorur në rastin në fjalë. Po ashtu, nga ana e policisë, është konfiskuar për ekzaminim edhe një veturë e tipit CITROEN”, njoftoi policia.

Me të hyrë në lagjen e shtëpive të tyre vërehej njoftimi i vdekjes për të. Përmes njoftimit bëhej e ditur se ceremonia e varrimit për Abidin është caktuar sot në orën 15:00 në varrezat e qytetit në Dragodan.

Familjarë e miq po qëndronin pranë shtëpive të familjes Jashari në “Kodrën e Trimave”, në mesin e tyre ishte edhe vëllai i vetëm i Abidit, Behari. Për shkak të situatës së vështirë me të cilën familja e tij u përballë një ditë më parë, Behari foli shumë pak rreth rastit. Tha se familja nuk ka pasur njohuri se çfarë mosmarrëveshjesh ka pasur Abidi me familjen e gruas. Por, sipas tij, Abidi kishte marrë kërcënime nga familjarët e saj, të cilat i kishte raportuar në polici një ditë para se të ndodhte vrasja e rëndë.

“Për momentin s’dimë më shumë krejt çka janë dalë nëpër media nuk ka më shumë. Unë jam vëllai i Abidit. Për një problem Abidi ka raportuar pardje në polici (një ditë para se me vdekë), por policia s’e ka regjistru. Nuk e di saktësisht për çka ka qenë i kërcënuar”, tha Behari për Gazetën Express.

Për këtë, Gazeta Express ka pyetur në polici nëse ata i kanë ofruar mbrojtje Abidit pas kërcënimeve që ai i ka raportuar, por ata thanë se do të përgjigjen ndërkohë.

Behari tregoi se Abidi nuk ka pasur problem me gruan, madje gruaja e tij tha se po qëndron në të pame në shtëpinë e familjes Jashari në Kodrën e Trimave.

“Nuk ka pasë problem me gru, i kanë tre fëmijë. Nusja e vëllait po vazhdon me qëndru në shtëpinë tonë…”, vazhdon të rrëfejë Behari.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë