Loading…

Detaje të reja: Sala vdiq para se aeroplani të përplasej në det, ky ishte shkaktari

  • 14/08/2019 | 17:59

Detaje të reja: Sala vdiq para se aeroplani të përplasej në det, ky ishte shkaktari

Agjencia e hetimeve e Uk Air Accidents ka zbuluar detaje të reja në lidhje me aksidentin ajror që i ia mori jetën sulmuesit argjentinas Emiliano Sala, i cili kishte nënshkruar me Cardiff Cityn.


Sipas analizave të fundit, 28-vjeçari ka pasur në trup një sasie të madhe monoksid karboni, që i ka shkaktuar edhe humbjen e ndjenjave atij dhe pilotit David Ibbotson.

Aksidenti fatal kishte ndodhur me 21 janar. Analizat e bëra në trupin e Emiliano Sala kanë treguar praninë e një sasie të madhe të monoksidit të karbonit në gjak, sasi kjo që mund të ketë shkaktuar humbjen e ndjenjave ose edhe një sulmi në zemër.

Hetuesit mendojnë, edhe pse ende duhet kohë që të sqarohet, që piloti është helmuar me monoksid karboni. Megjithatë, trupi i Ibbotson nuk është gjetur akoma, por në këtë pikë dyshohet se rënia e avionit në det është shkaktuar pikërisht nga ekspozimi i pilotit ndaj këtij gazi helmues.

“Sasia e monoksidit të karbonit që është gjendur në gjakun e Emiliano Sala ngre pikëpyetje të reja. Shkaku i vdekjes do të përcaktohet nga hetimet që po zhvillohen aktualisht. Familja e Emilianos mendon se duhet ta dijë sesi është e mundur që monoksidi i karbonit ka depërtuar në kabinën e avionit. Familja e lojtarit kërkon që mjeti të rikuperohet sa më shpejt”, ka thënë avokati i familjes Sala për Daily Mail.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë