Loading…

Detaje të rënda nga vrasja në Itali: 20 vjeçari nga Kosova vrau familjarin e tij për 50 euro

  • 21/01/2020 | 09:16

Detaje të rënda nga vrasja në Itali: 20 vjeçari nga Kosova vrau familjarin e tij për 50 euro

Erion Morina, 20 vjeçari nga Malisheva që jeton në Itali, është vrarë e më pas hedhur në lum para disa ditësh nga kushëriri i tij Musli Morina, e gjithë kjo siç bëhet e ditur, për shkak të 50 eurove, transmeton Gazeta Metro.


Natën  mes 16 dhe 17 janarit dy të rinjtë që janë familjarë mes vete, dolën në një prej kafeneve në Naviglio të Italisë ku kanë pirë shumë dhe më pas që të dy janë dehur.

Mirëpo, pas një mosmarrëveshje e cila sipas mediumit italian Begamo ndodhi për shkak të parave, Erion Morina mbeti i vrarë, pikërisht nga familjari i tij, Musli Morina.

Ky i fundit, në stacionin policor ka pranuar se e ka vrarë kushëririn e  tij, duke treguar edhe se si ka shkuar gjithë ngjarja, përcjell Gazeta Metro.

     Viktima 20 vjeç, Erion Morina

Sipas tij, Erioni i kishte borxh rreth 50-100 euro dhe kjo u bë shkas për mosmarrëveshjen e tyre. Musliu ka treguar se që të dy ishin përdorues të rregullt të alkoolit dhe drogës.

Sapo dolën jashtë, Musliu e ka goditur Erionin dy herë në kokë dhe një herë në krah, me gotën që e ka marrë brenda kafenesë ku qëndruan po atë natë.

Ndërkaq, hetuesia në anën tjetër, ka konstatuar se viktima nuk ka vdekur për shkak të plagëve të marra nga përleshja, por pasi ka rënë në një lum aty afër.

Viktima pritet të varroset këtyre ditëve, ndërsa ende nuk dihet se a do të sjellet trupi i pajetë këtu në Kosovë. Ndërsa, sa i përket Musliut, ai po qëndron ende në stacionin policor ku pritet të hetohet tutje./gazetametro.net

 

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë