Loading…

Detaje tronditës nga vrasja e dy të miturve në Gjermani: Babai kosovar i ekzekutoi me plumba në kokë, gruaja po lufton me jetën

  • 28/12/2021 | 09:09

Detaje tronditës nga vrasja e dy të miturve në Gjermani: Babai kosovar i ekzekutoi me plumba në kokë, gruaja po lufton me jetën

Sipas raportimeve nga mediat gjermane burri kosovar me banim në Hamburg, ka ekzekutuar me plumba në kokë dy djemtë e tij të mitur, njëri 11 vjeç ndërsa tjetri 13, përcjellë Gazeta Metro.


Akt i tmerrshëm i përgjakshëm ka ndodhur në Glinde, në verilindje të Hamburgut. Sipas medias gjermane, një zhurmë ishte dëgjuar të hënën në një shtëpi në Kleiner Glinder Berg në orën 22:53, fqinjët menjëherë thirrën policinë, sepse siç merret vesh në familjen kosovare ka pasur shpesh debate të ashpra.

Pak metra më tutje ndodhej Flamur R. (44), babai i djemve, gjithashtu i vrarë. Arma e dyshuar e vrasjeve ishte gjendur shumë afër burrit.

Pas arritjes së policisë në shtëpinë e familjes kosovare, aty gjendën dy fëmijë të vdekur, njëri 13 vjeç dhe tjetri 11, të dy ekzekutuar me të shtëna në kokë.

Gruaja dhe nëna e dy djemve, Advije R. 38 vjeçare është plagosur rëndë, dhe gjendet  në spital – edhe ajo është qëlluar me armë zjarri dhe është duke luftuar me jetën.

Burri mësohet se ishte shitës, ndërsa sipas fqinjëve ai ishte një person gjaknxehtë. Mësohet se ka kërcënuar edhe në të kaluarën të afërm të cilët kanë denoncuar në polici. Prokurori i lartë publik Braunwarth ka thënë se “Sqarimi i historisë së mëtejshme është objekt i hetimit në vazhdim.”/gazetametro.net

Bëhet i ditur identiteti i kosovarit në Gjermani që dyshohet se vrau dy djemtë, gruaja mbeti e plagosur rëndë

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: info[email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë