Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka zbuluar publikisht marrëveshjen e përbashkët për Demarkacionin, me presidentin e Mali të Zi, Filip Vujanović.
Përmes kësaj deklarate dy presidentët u kanë bërë thirrje deputetëve që ta votojnë marrëveshjen e nënshkruar ndërmjet dy vendeve në gushtin e vitit 2015. Këtë marrëveshje e kishte nënshkruar Thaçi si zëvendëskryeministër dhe ministër i punëve të jashtme të Kosovës.
Sipas thaçit kjo deklaratë e përbashkët e dy presidentëve ka thirrur organet kompetente që të përmbyllet ratifikimi por përmes kanaleve diplomatike të informojmë për zbatimin.
“Do të kemi grup të përbashkët që do të punojë në caktimin e vijës kufitare. Që të jetë dhe më i qartë ta lexoj deklaratën e përbashkët të nënshkruar nga dy presidentët, Kosova do të procesojë në Kuvend për ratifikimin e marrëveshjes”, tha Thaçi, shkruan Gazeta Metro.
Sipas tij Kosova dhe Mali i Zi pas ratifikimit njoftojnë njëra tjetrën pre procedurat për të formuar një trup të përbashkët punues për shënjimin e vijës kufitare.
Thaçi tha se trupi i përbashkët punues do të rishikojë dhe korrektojë sektorët në orientim të Çakorrit dhe Kullës
Ka thënë se me Filip Vujanoviqin janë pajtuar që të ratifikohet në Kosovë kjo marrëveshje dhe se me ratifikimin e kësaj do të respektohen parimet për marrëveshjen e nënshkruar më herët.
“Kjo deklaratë bënë thirrje për përmbylljen e kësaj marrëveshje dhe më pas përmes grupeve punuese do të rishikohet kjo”, ka thënë presidenti.
Pastaj sipas tij, grupet punuese prej dy shteteve do t’i shqyrtojnë çështjet e kontestuara.
http://gazetametro.net/haradinaj-kemi-arritur-marreveshje-me-malin-e-zi-per-rishikim-dhe-permiresim-te-demarkacionit/