Loading…

Detajet e reja: Kështu u nda nga jeta regjisorja Burbuqe Berisha

  • 27/10/2021 | 13:37

Detajet e reja: Kështu u nda nga jeta regjisorja Burbuqe Berisha

Ka vdekur në moshën 51-vjeçare regjisorja Burbuqe Berisha, kanë konfirmuar bashkëpunëtorë të saj.


Siç mësohet, ish-drejtoresha e Teatrit Kombëtar, ka vdekur në ambientet e Ministrisë së Kulturës.

Regjisorja Berisha u lind në Shkup, ndërsa shkollimin fillor dhe të mesëm i kreu në Prishtinë. Studimet për regji filmi i kreu në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës.

Ka qenë autore e filmave dokumentarë, të metrazhit të shkurtër dhe filmave televizivë. Bëri regji edhe në teatër.

Punoi si menaxhere në Kino ABC, producente në Kosova Film dhe ishte drejtore e Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Disa nga realizimet e saj janë “Lexi në qytet” në 10 episode, “Ashensori”, “Suxhuk Open”, “Kosova 9/11”, “Ëndrra”, “Nanë”, “Dimri i shpirtit”, “Bunari”, “Viti 2000”, “Diçka po zihet”, “Gratë” dhe “Çelësi”.

Nga filmat e saj dokumentarë shquhen “Për Jusuf Gërvallën”, “Universiteti nëpër vite”, “Harmonika”, “Të rritur në rrugë”, “Kinematë” etj.

Ka bërë disa shfaqje teatrore prej të cilave veçohen: “Një çaj me Hillaryn”, “Revolveri”, “Darka private” etj.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë