Loading…

Detajet tronditëse: I dashuri i 17 vjeçares në Gjilan e detyroi atë të kryente mardhënie seksuale me tre shokët e tij

  • 28/02/2020 | 21:26

Detajet tronditëse: I dashuri i 17 vjeçares në Gjilan e detyroi atë të kryente mardhënie seksuale me tre shokët e tij

Do të martohej po atë datë. Por një 17 vjeçare nga Gjilani nuk deshi të martohej me personin që ishte e fejuar, dhe kishte vendosur që të braktisë familjen e të largohej me të dashurin e saj në mesnatën e 23 shkurtit.


Pasi prindi i saj kishte lajmëruar rastin në Policinë Rajonale të Gjilanit, më 24 shkurt i njëjti raportoi se e bija ishte kthyer.

E me gjasë rrugëtimi i saj kishte qenë mjaft i vështirë.

Bazuar në dëshminë që  ajo ka dhënë  në Policinë e Kosovës e të cilën e ka parë T7, e mitura ishte detyruar që të kryejë marrëdhënie seksuale me shokët e të dashurit të saj.

Maltretimi ndaj saj kishte vazhduar edhe gjatë rrugës për në shtëpi.

Nga katër të dyshuarit, tre prej tyre janë arrestuar.

Të njëjtit kanë treguar versionin e tyre.

E Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve S.I, A.A dhe S.L pasi dyshohet se janë të përfshirë në veprën penale “Dhunimi”.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë