Ditën e djeshme Dafina Zeqiri, Ledri Vula dhe Lumi B lansuan këngën “Aman”, që kishin paralajmëruar prej disa ditësh dhe aktualisht po bën namin.
Videoklipi me motive tropikale të jep një tjetër energji dhe Dafina mori të gjithë vëmendjen me pamjen e saj super seksi, kurse Ledri dhe Lumi janë kombinuar me njëri-tjetrin dhe duken kaq cool!
Mirëpo, duket se nga videoklipi na paska shpëtuar një detaji, që lidhet me look-un e Dafinës, grimi në zonën e syve, bashkimi dhe shkrirja e ngjyrave vjen në formën e Cleopatra Cat Eye (grimi i syve ku tentohet të rikrijohet një look i ngjashëm me atë faraoneshës Kleopatra). Ngjyrat e përdorura krijojnë idenë e ylberit dhe këtu qëndron edhe detaji.
Në një postim në Instagram, grimieri Arbër Bytyqi u shpreh se atij dhe Dafinës i lindi ideja për të krijuar look-un nisur nga LGBT Pride Month – muaj (qershor) gjatë të cilit kërkohet që të ndërgjegjësohet shoqëria mbi të drejtat e komunitetit LGBTQ+.
Grimi u kompletua me rouge në nuancat e pjeshkës, buzëkuq nude dhe pak highlighter te mollëzat.