Loading…

‘Deti’ e kafiqa në qiell të hapur: Mitrovica po befason me bukuri

  • 22/04/2018 | 23:16

‘Deti’ e kafiqa në qiell të hapur: Mitrovica po befason me bukuri

Buzë Ibri i Mitrovicës gjithmonë ka qenë i frekuentuar, por rrallëherë si këto dy vitet e fundit, pasi aty u përfundua projekti i BE’së për liqenin artificial.


Përveç një plazhi të vogël ku mund të shijohen rrezet e diellit, në liqenin e Mitrovicës mund të shijohet edhe uji, duke u larë apo edhe shëtitur me anije, shkruan gazetametro.net.

E në këtë vend, përveç investimeve të BE’së, kanë investuar edhe qytetarët mitrovicas të cilët kanë përdorur bizneset e tyre, por edhe kreativitetin, për t’ia shtuar bukurinë kësaj hapësire.

Çka bie në sy, është një bar lëvizës që quhet ‘n’Bus’, që u krijua si ide e Asim Azemit nga Mitrovica. Ai e lansoi për herë të parë këtë projekt afër liqenit në Mitrovicë, e ku zunë të afrohen qindra njerëz.

Këto pjesë rekreative në këtë pjesë të Mitrovicës, kanë bërë që të shtohet edhe turizmi. Përveç mitrovicasve që tani ditët e fundjavës po i kalojnë në këtë vend, aty po shihen edhe kosovarë të tjera qyteteve.

Ndryshe, që nga vera e kaluar Mitrovicës iu shtua ‘deti’, duke bërë kështu që pjesa afër Suhodollit dhe Tavnikut që ishte e harruar, të shfrytëzohet për turizëm./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë