Loading…

‘Detyrohesh të ulësh kryet prej marres’, Krasniqi komenton deklaratën e Hill për targat

  • 29/10/2022 | 18:00

‘Detyrohesh të ulësh kryet prej marres’, Krasniqi komenton deklaratën e Hill për targat

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka komentuar deklaratën e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Chrisopher Hill, lidhur me vendimin e Qeverisë për targat.


Krasniqi ka thënë se s’i ka ndodhur qe një kohë të gjatë të mbesë pa koment, siç ka mbetur nga kjo deklaratë e ambasadorit.

“Hill: Jam shumë i zhgënjyer që duhet marrë me targa derisa po flitet për armë nukleare” ( Gazeta Express, 29 tetor 2022) Koment: moti nuk më ka ndodhë me mbetë pa koment, siç mbeta nga ky mendim i ambasadorit Hill. Thjesht, detyrohesh të ulësh kryet prej marres”, ka shkruar Krasniqi.

Hill ka thënë se është shumë i zhgënjyer të shoh se çështja e energjisë në veri të Republikës së Kosovës s’është zgjidhur ende për shkak të disa detajeve të vogla.

“Të shohësh çfarë po ndodh sot, kur para pak minutash po flisnim për targa dhe po flisnim për të ardhmen e komunitetit serb, a ka të ardhme dhe nëse ka të ardhme, nëse ka atëherë cilat do të ishin rregullat që do t’i motivionin njerëzit të qëndrojnë. Ne s’kemi folur për çështjet më të mëdha. Cilat janë aspiratat e Kosovës për anëtarësim. Jo, ne kemi lejuar çështje të rëndësishme si kjo të lihet anash sepse as që është afër dhe po flasim për targa”, ka thënë ambasadori Hill në konferencën për Siguri të mbajtur në Beograd.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë