Loading…

Dhëndri tregon mashtrimin e nuses që i helmoi nënën: Më hodhi hi syve, u martuam pas 2 takimesh

  • 10/07/2017 | 22:48

Dhëndri tregon mashtrimin e nuses që i helmoi nënën: Më hodhi hi syve, u martuam pas 2 takimesh

Donald Stafa, burri i 19-vjeçares që tentoi të helmonte vjehrrën dhe akuzoi vjehrrin për përdhunim konfirmon se nuk do t’i rikthehet më kësaj martese dhe se nuk do t’ia falë kurrë nuses tentativën për t’i vrarë nënën.


Në një rrëfim për “Panorama”, 20-vjeçari shprehet se martesa mes tyre ishte pas dy-tri takimesh.

Donaldi thekson se edhe pas martese ajo nuk i afrohej, aq sa edhe raportet e tyre seksuale kanë qenë mjaft të ftohta e të rralla.

I riu shkon më tej me akuzat ndaj së shoqes, e cila, sipas tij nuk ka qenë e virgjër dhe se për t’i hedhur atij hi syve, ajo kishte hedhur jod në çarçafë natën e parë.

Që prej atij momenti, Donaldi shprehet se kishte dashur të ndahej nga nusja. Ai ndihet i prerë në besë edhe nga babai i Eldës, i cili i kishte dhënë garanci për virgjërinë e së bijës.

Kur e kuptova, unë i thashë Eldës, por ajo këmbëngulte në të sajën. Më thoshte se ishte e virgjër, por se isha unë ai që nuk merrja vesh… Unë u thashë prindërve se ajo nuk ishte e virgjër dhe se nuk ishte grua për mua. Prindërit diskutuan me xhaxhain e të afërm të tjerë dhe thirrëm njerëzit e nuses për ballafaqim. Ma hodhën fajin mua, edhe prindërit e mi, edhe familja e saj. Thanë që unë s’merrja vesh nga këto gjëra dhe se miqësia duhet të vazhdonte. I vura një gur zemrës dhe dëgjova fjalën e prindërve, edhe pse në vetvete isha i sigurt se ajo femër nuk ishte për mua”, rrëfen 20- vjeçari.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë