Loading…

Dhërmiu, fshati me më së shumti kisha në botë

  • 15/06/2019 | 20:00

Dhërmiu, fshati me më së shumti kisha në botë

Dhërmiu, fshati turistik i Himarës, është një prej vendeve bregdetare më të bukura në jugun e Shqipërisë. Mirëpo, ajo që e karakterizon këtë pjesë, janë kishat e shumëta që gjenden aty, e që ndodhen plot 46, shkruan Gazeta Metro.


Banorët e Dhërmiut njihen për mirësjellje dhe një jetë mjaftë tradicionale, derisa edhe greqishten e kanë gjuhë të përbashkët.

Dhërmiu në shumicë ka banorë që i takojnë besimit ortodoksë, mirëpo nuk kanë qenë edhe aq të hapur ndaj besimeve të tjera.

Madje, këtë fshat turistik përveç bregdeti dhe uji i pastër me një kaltërsi si xhami, e karakterizojnë edhe kishat, ku gjenden mbi 40 të tilla.

Kjo e bën Dhërmiun fshatin me më së shumti kisha në botë, që ia shton atij edhe një tipar e arsye se pse duhet ta vizitoni patjetër.

Aktualisht në Dhërmi jetojnë rreth 80 familje, të cilat erdhën në këtë zonë kur turizmi mori hov të madh, ndërsa në vitet e 90’ta, ndodheshin vetëm 20 të tilla./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë