Loading…
‘Dheu i ofshamës’ dokumenton tmerrin e luftës
  • 07/02/2019 | 13:44

‘Dheu i ofshamës’ dokumenton tmerrin e luftës

Tridhjetë e dy persona të moshave dhe etnive të ndryshme kanë kujtuar përjetimet e tyre, sidomos ato të kohës së luftës së fundit në Kosovë, në librin “Dheu i ofshamës”, që është promovuar të mërkurën mbrëma në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.


Rrëfimet janë shoqëruar me piktura dhe fotografi që dokumentojnë historitë familjare të anëtarëve të dy grupeve me 16 anëtarë, që gjatë viteve 2016-2018 ishin pjesë e trajnimeve të organizatës joqeveritare “Aksioni Kundër Dhunës dhe Ndërtimi i Paqes”(ANP) në kuadër të projektit “Ballafaqimi me të kaluarën në Kosovë”, të mbështetur nga KURVE Wustrow – Qendra për Trajnime dhe Rrjetëzim Kundër në Aksionin e Padhunshëm – të përkrahur nga Ministria Federale për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik e Gjermanisë.

Në “Dheu i ofshamës”, njerëz nga pjesë të ndryshme të Kosovës tregojnë rrëfimet e tyre në kohë të vështira, për mbijetesën dhe për kujtimet që nuk iu ndahen edhe pothuajse dy dekada pas përfundimit të luftës.

“Na flasin për veten e tyre, familjet, miqtë, të njohurit dhe të gjithë të tjerët që takuan në këtë rrugëtim për të mos u parë më kurrë me ta. Përshkruajnë ngjarje historike në kohëra të ndryshme kohore, e në mënyrën të veçantë na sjellin në kujtesë vitet 1998-99, kohën e luftës së fundit në Kosovë”, thuhet në anën e pasme të kopertinës së librit./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë