Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, me sa duket është nervozuar keq, të paktën kështu e tregon në një shkrim të tij së fundi, në të cilin e ka thumbuar Kryetarin e PDK’së, Kadri Veselin, shkruan Gazeta Metro.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Mustafa ka thënë se nuk mund ta luftojnë korrupsionin ata që kanë kultivuar korrupsionin dhe nepotizmin.
“Ata që e kanë kultivuar korrupsionin dhe nepotizmin nuk mund ta luftojnë as njërën e as tjetrën. Veç mund ta reformojnë dhe reorganizojnë për nevoja të veta”, ka shkruar Mustafa.
Në këtë shkrim Mustafa, siç duket i është referuar Veselit, i cili së fundi ka premtuar se do ta luftojë korrupsionin, derisa ka larguar nga partia e tij disa zyrtarë me aktakuza.
Më poshtë, lexoni shkrimin e plotë të Mustafës:
Jo, jo!
Ata që e kanë kultivuar korrupsionin dhe nepotizmin nuk mund ta luftojnë as njërën e as tjetrën. Veç mund ta reformojnë dhe reorganizojnë për nevoja të veta.
Ata që lidhën kontrata të dyshimta dhe të dëmshme në Telekom; ata të aferës së pasaportave; ata të vjedhjes së dhomës së dëshmive; ata që i mbushën kompantë publike me njerëz partiak; ata që fabrikuan dhe nënshkruan vërtetime të rrejshme për veteranë të luftës; ata që e katandisën paran publike ; ata…. duhet të shkojnë në lavazh, të pastrohen mirë, brenda e jashtë. Jo të qeverisin me Kosovën./gazetametro.net