Rregulla interesante, të pashkruara, të cilat gjithmonë janë respektuar dhe do të respektohen kur është në pyetje futbolli për vocrrakë, transmeton Gazeta Metro
Lexojini këto rregulla dhe vlerësoni sa ka të vërtetë në to. Besojmë se këto dhjetë rregulla do t’ju kthejnë në një kohë të kaluar, kur pa brenga keni vrapuar pas topit.
1. Më i trashi gjithmonë mbron.
2. Personi i cili është pronar i topit vendos se kush do të luajë.
3. Penalltia pranohet vetëm nëse lojtari i fauluar shan.
4. Loja përfundon ekskluzivisht kur të gjithë lojtarët lodhen.
5. Sa do të jetë gol-diferenca, fiton ai i cili e jep golin në vazhdim.
6. Nuk ka refer.
7. Po s’pat top, bën edhe shishja e plastikës.
8. Nëse të zgjedhin të fundin në jetë s’ka shpresë për ty.
9. Situata më e tmerrshme është kur topi bllokohet nën automobil.
10. Kur pronari i topit nervozohet, loja mbaron. /gazetametro.net