Loading…
Dhjetë të vdekur nga zjarri që kaploi dy anije pranë gadishullit të Krimesë
  • 21/01/2019 | 23:47

Dhjetë të vdekur nga zjarri që kaploi dy anije pranë gadishullit të Krimesë

Dy anije që ishin duke lundruar në Detin e Zi janë përfshirë papritur nga flakët, duke shkaktuar vdekjen e dhjetë personave.


Ngjarja ka ndodhur në zonën detare të kontestuar mes Rusisë dhe Ukrainës, në afërsi të ngushticës së Kerçit.

Sipas agjencive ruse të lajmeve, zjarri ka rënë fillimisht në një anije-cisternë që po transportonte gaz të lëngshëm dhe më pas ka përfshirë anijen e dytë, e cila po furnizohej me karburant nga cisterna.

Anijet janë njëra nga Turqia, me 17 marinarë në bord dhe tjetra nga India me 14 marinarë.

Zona detare në fjalë ndodhet pranë gadishullit të Krimesë, të cilin Moska e aneksoi në vitin 2014.

 

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë