Numër i madh i shqiptarëve, kryesisht me flamuj kombëtarë në duar kanë udhëtuar drejt qytetit të vogël francez, Colmar, për të mbështetur liderin e AAK’së, Ramush Haradinaj.
Ata sot kanë pritur që Haradinaj të lirohet, por gjykata franceze vendosi ndryshe, duke i dhënë kohë Serbisë edhe rreth një muaj për të sjellë dëshmi shtesë rreth kërkesës së saj për ekstradim në Serbi.
Haradinaj pas seancës, tha se ky ishte vendim politik, dhe më së paku gjyqësor. /gazetametro.net