Qendra Emergjente e QKUK-së, deri në mesnatë, ka pranuar dhjetëra raste të lëndimeve nga mjetet piroteknike.
Rreth 22 persona kanë kërkuar ndihmë, në mesin e tyre kishte të lënduar edhe me armë zjarri.
Në QKUK kanë thënë se shumica e të lënduarve kanë pësuar nga pakujdesia gjatë ndezjes së fishekzjarreve.