Loading…

DHTIK i bashkohet marshit ‘Kosova po pret’ – Fton bizneset të marrin pjesë më 12 shtator

  • 03/09/2026 | 11:58

DHTIK i bashkohet marshit ‘Kosova po pret’ – Fton bizneset të marrin pjesë më 12 shtator

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë (DHTIK) shprehu përkrahjen për marshin qytetar me moton “Kosova po pret”, i cili do të zhvillohet më 12 shtator në Prishtinë nga platforma “Liria ka Emër”, transmeton Gazeta Metro.


Përmes kësaj mbështetjeje, DHTIK ka ftuar komunitetin e biznesit, përfshirë kompanitë anëtare, të punësuarit dhe bashkëpunëtorët e tyre, që t’i bashkohen tubimit në kryeqytet.

Sipas DHTIK-së, aktiviteti synon të përcjellë një mesazh publik në mbështetje të lirisë, drejtësisë dhe parimeve që lidhen me rrugën e çlirimit dhe shtetndërtimit të Kosovës.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka theksuar se pjesëmarrja në këtë marsh përbën një mënyrë për të shprehur respekt ndaj sakrificës së njerëzve që kontribuuan në arritjen e lirisë së vendit.

Në qëndrimin e saj, DHTIK ka nënvizuar edhe nevojën që Kosova të vazhdojë përpara duke ruajtur dinjitetin dhe duke respektuar vlerat mbi të cilat është ndërtuar shteti.

Marshi është paralajmëruar të mbahet më 12 shtator në Prishtinë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë