Në raportin e fundit policor janë shënuar një varg rastesh të dhunës në familje.
Në katër prej këtyre rasteve, burrat i kanë rrahur bashkëshortet për motive të ulëta.
Një e tillë ndodhi në Podujevë, dhe llapjani në fjalë është dërguar në mbajtje. Në Fushë Kosovë, shkaku i dhunës që e pësoi nga burri, një grua përfundoi në spital. Burri ndodhet në arrati për momentin. Edhe në Prishtinë një grua u rrah nga bashkëshorti.
Ndërkohë, në Fushë Kosovë bashkëshorti nga diaspora e ka kanosur gruan e tij në Kosovë. Në Novobërdë, po ashtu burri ka sulmuar fizikisht gruan ndërsa në Malishevë burri thjesht e ka kanosur. Ndërkohë që në Vushtrri ka pasur një sulm të një burri ndaj motrës së tij. Rritja e dhunës në familje po konsiderohet si shumë shqetësuese meqë rastet në vend janë gjithmonë e më të shpeshta.