Loading…

Dhuna u lë shenja të përjetshme fëmijëve

  • 22/12/2016 | 12:17

Dhuna u lë shenja të përjetshme fëmijëve

Dhuna konsiderohet si faktori kryesor i dëmtimt psiqik te fëmijët. Ajo u lë shenja të përjetshme atyre, shenja këto që i ndjekin gjatë gjithë jetës.


Shuplaka e një prindi të mërzitur, ngacmimet seksuale nga një fqinj apo edhe i afërm, ngacmimet nga shokët e klasës, rrethi e çdokush tjetër e lëndon jo vetëm fizikisht atë por ndikon jashtëzakonisht shumë në psikologjinë e tyre.

Fëmijët janë viktima të dhunës çdo ditë, në çdo vend të botës. Siç transmeton gazetametro.net, çdo pesë minuta vdes një fëmijë si rezultat i dhunës. Miliona fëmijë në mbarë botën  jetojnë me frikën e dhunës fizike, emocionale dhe seksuale.

Mbi 60 për qind e fëmijëve deri në moshën 14 vjeç, në Kosovë, kanë deklaruar se kanë pësuar dhunë psiqike dhe fizike nga familjarët. Kështu thuhet në raportin e fundit të publikuar nga Fondacioni për Fëmijë i Kombeve të Bashkuara – UNICEF, transmeton gazetametro.net

Të gjithë fëmijët nga e gjithë bota pa dallime kanë të drejtë të jenë të lumtur, të jenë të shëndetshme dhe të arrijnë sukses. Dhuna ndikon në shëndetin e fëmijës, mirëqenien dhe të ardhmen e tij. Efektet mund të qëndrojnë me ta për  tërë jetën, dhe t’i ndalojnë ata të kryejnë aktivitet e tyre.

Një video e publikuar së fundmi nga UNICEF, me pjesëmarrjen e ish yllit të futbollit David Beckham, ka prekur miliona njerëz, duke treguar llojet e dhunës që ushtrohet te fëmijët, me anë të tatuazheve në trupin e tij.

Dhunës duhet dhënë fund te fëmijët dhe çdokush tjetër, dhe kjo është detyrë e secilit nga ne./Përgatiti: Doruntinë Ramadani

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë