Loading…

Dhunohet një i mitur në Prishtinë

  • 27/11/2021 | 08:48

Dhunohet një i mitur në Prishtinë

Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës ka njoftuar se është dhunuar një fëmijë nga një i rritur, teksa i dyshuari i mitur ia ka vjedhur portofolin dhe një telefon, shkruan Gazeta Metro.


Në lidhje me rastin janë njoftuar organet kompetente të cilat po e procedojnë rastin tutje.

“Prishtinë 25.11.2021 – 00:10-03:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (njëri i mitur), pasi që i dyshuari i moshës madhore dyshohet se e ka dhunuar të dyshuarin e mitur, ndërsa i dyshuari i mitur dyshohet se ja ka vjedhur portofolin dhe një telefon. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë