Loading…

Dhunohet një vajzë 16 vjeçare në Prishtinë

  • 16/03/2019 | 11:29

Dhunohet një vajzë 16 vjeçare në Prishtinë

Një vajzë 16 vjeçare nga Prishtina që është raportuar nga familja e saj si e zhdukur, mësohet se është dhunuar seksualisht nga një person, i cili është arrestuar nga policia, shkruan Gazeta Metro.


E mitura është nga komuniteti ashkali, ndërsa i arrestuari është shqiptar.

“Me datën 15.03.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili dyshohet se kishte keqpërdorë seksualisht viktimën e mitur femër K/Ashkali, e cila me datën 14.03.2019 nga familjarët e saj është raportuar si e zhdukur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Raportimet për rastet e keqpërdorimit seksual janë shtuar së fundmi. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë