Loading…

Dhurata Hoxha godet Fisnik Ismajlin: Veç Rada Trajkovic pajtohet me ty

  • 13/07/2017 | 16:54

Dhurata Hoxha godet Fisnik Ismajlin: Veç Rada Trajkovic pajtohet me ty

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, i ka dalë në mbrojtje deputetes së PDK’së, Ganimete Musliu, pas akuzave të deputetit të Vetëvendosjes, Fisnik Ismajli.


Hoxha ka thënë se me fyerjet e Fisnik Ismajlit për nënat shqiptare, pajtohet vetëm Rada Trajkoviq, shkruan gazetametro.net.

“Veç Rada Trajkovic pajtohet dhe bashkëndjen me ty, kur i fyente nënat shqiptare”, ka thënë ministrja.

Ndërkaq, Hoxha ka thënë se fëmijët e saj do të donte t’i ngjanin Ganimete Musliut dhe jo, siç ajo ka thënë, ‘pasardhësve të bashkëpunëtorëve të Millosheviqit’, duke aluduar në Fisnik Ismajlin.

Ndryshe, që nga dje është duke u zhvilluar një polemikë e ashpër, madje me fyerje, në mes Fisnik Ismajlit dhe Ganimete Musliut, i cili nisi pasi deputetja e PDK’së ironizoi me deputetin tjetër të VV’së, Dardan Sejdiun./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë