Loading…

Dhurata Hoxha thumbon ndërkombëtarët: Ju vetë na keni premtuar për vizat

  • 06/11/2018 | 23:14

Dhurata Hoxha thumbon ndërkombëtarët: Ju vetë na keni premtuar për vizat

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka folur në lidhje me çështjen e liberalizimit të vizave.


Në lidhje me premtimet për vizat, ajo ka lënë të nënkuptohet se premtimi për vizat është bërë nga vetë ndërkombëtarët, transmeton gazetametro.net

Ajo ka thënë se premtimet e institucioneve të Kosovës për vizat janë bërë në bazë të premtimeve të bëra nga ndërkombëtarët mbi këtë.

“Është premtuar, sepse njëjtë na është premtuar. Pritjet nuk i kemi ngritur vetë. Çdo zyrtar që ka ardhur, të gjithë që kanë ardhur në tri vitet e fundit, na kanë thënë që me kalimin e Demarkacionit ju e siguroni lëvizjen e lirë”, ka thënë ajo në RTK.

Ndryshe, liberalizimi i vizave është vënë edhe më në pikëpyetje kohëve të fundit, pasi janë shtuar zërat për vende që nuk do të votojnë pro liberalizimit. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë