Dioqeza e Niksic – Budimlje  e Kishës Ortodokse Serbe ka marrë miratimin e urbanistik për ndërtimin e hotelit dhe apartamenteve afër plazhit të vogël në Ulqin, transmeton Gazeta Metro.
Sipas raportit të gazetës malaziase Vijesti arkitekti kryesor i ministrisë së ekologjisë, planifikimit hapësinor dhe urbanizmit në Mal të Zi i ka dhënë miratimin kësaj dioqeze për planin ideor për ndërtimin e kompleksit të objekteve me destinim të ndryshëm në parcelën që Kisha Ortodokse Serbe e ka në pronësi në Pristan, mbi Plazhin e Vogël të Ulqinit.
Ideja është përpiluar sipas dokumentit të cilin Vijesti raportojnë se e kanë parë, në bazë të të cilit sipas kushteve urbanistike që në fund të prillit që janë lejuar nga Komuna e Ulqinit, Kisha Ortodokse Serbe në parcelën e vet i lejohet të ndërtojë hotel, si dhe objekte me destinim të përzier.
Sipas planit ideor i cili është miratuar, thuhet se bëhet fjalë për një kompleks me hapësirë ndërtuese bruto prej 3.122 metra katror, prej të cilëve 1.153 metra katrorë janë me destinim turistik.
Siç thuhet objekti do të përbëhet nga dy garazhe publike nëntokësore, përdhese komerciale dhe varësisht nga zona, një apo dy kate me apartament individuale./gazetametro.net