Loading…

Di Maria me tjetër ftesë për Messin në PSG: Ta kem atë si bashkëlojtar do ishte e mrekullueshme

  • 05/04/2021 | 08:27

Di Maria me tjetër ftesë për Messin në PSG: Ta kem atë si bashkëlojtar do ishte e mrekullueshme

Sulmuesi i PSG-së, Angel di Maria ka ftuar sërish yllin e Barcelonës, Lionel Messi në “Parkun e Princave”.


Para se të zgjidhej president Joan Laporta, argjentinasi thuhej se kishte vendosur të transferohet te klubi francez.

Mirëpo, tani mesa duket gjërat kanë ndryshuar me Messin që preferon të vazhdojë të mbetet në klub dhe të mos largohet.

Sidoqoftë, PSG-ja vazhdon të jetë e interesuar, derisa Di Maria e ka ftuar sërish yllin argjentinas te “Parisienët”.

“Gjatë karrierës sime, nga gjithçka që kam parë mendoj se Leo është nga tjetër planet”.

“Ta kem atë si bashkëlojtar do ishte e mrekullueshme”, tha ai.

Pas lajmeve se Messi ka vendosur të qëndrojë në “Camp Nou” ka pasur ndikim edhe te Neymar, i cili ka ndalur bisedimet me PSG-në për rinovim dhe ëndërron rikthimin te blaugranasit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë