Loading…

Di Maria nuk do të vazhdoj kontratën me PSG’në, gjiganti europian rrit interesimin

  • 14/05/2022 | 14:39

Di Maria nuk do të vazhdoj kontratën me PSG’në, gjiganti europian rrit interesimin

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Angel Di Maria sipas të gjitha mundësive do të largohet nga ‘Parc des Princes’ për tu transferuar si transfer i lirë tek Juventus, transmeton Gazeta Metro.


Argjentinasi, Angel Di Maria në qershor do të mbetet lojtar i lirë dhe nuk pritet të rinovoj kontratën me PSG’në, e cila thuhet se i ka ofruar edhe një zgjatje prej një viti.

Prej shumë klubeve gjigante europiane që janë të interesuara për të siguruar shërbimet e 34-vjeçarit, favorit janë ‘Zonja e Vjetër’, pasi që është edhe dëshira e futbollistit të provoj një eksperiencë të re në Itali.

Di Maria kishte kaluar në Francë në verën e vitit 2015 pas një sezoni të dështuar tek Manchester United. Ai që nga ajo kohë është paraqitur në 293 ndeshje me parisienët, derisa ka arritur të realizoi edhe 90 gola.

Përveç statistikave individuale të cilat janë të shkëlqyeshme, ish-lojtari i Real Madrid ka fituar edhe 18 trofe me PSG’në, kurse ka arritur të paraqitet edhe në finale të Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munich, ku kishin humbur me rezultat minimal 0-1. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë